Pjetërnikaj kërkon përjashtimin e Stakës, çfarë parashikon ligji për konfliktin e interesit

Pjetërnikaj kërkon përjashtimin e Stakës, çfarë parashikon ligji për konfliktin e interesit

 Në qendër të përplasjes ishte kërkesa e kandidatit Ylli Pjetërnikaj për përjashtimin e anëtarit të KLP-së, Vatë Staka, nga shqyrtimi dhe votimi i kandidaturës së tij. Pas kërkesës së Pjetërnikajt qëndron një histori e nisur në vitin 2018, gjatë kohës kur ai drejtonte Prokurorinë e Shkodrës dhe urdhëroi verifikimin e dosjeve në arkivën e institucionit, proces që çoi në regjistrimin e procedimeve penale dhe, më pas, në hetimin edhe të pretendimeve për falsifikim të akteve procedurale nga prokurori i atëhershëm Vatë Staka. Dokumentet e siguruara nga Top Channel tregojnë se konflikti i pretenduar nga Ylli Pjetërnikaj me Vatë Stakën e ka zanafillën në vitin 2018, kur Pjetërnikaj drejtonte Prokurorinë e Shkodrës. Më 23 korrik 2018, ai urdhëroi ngritjen e një grupi pune për kontrollin e...