170 milionë lekë për javët kulturore/ KLSH gjen probleme në administrimin e parave

170 milionë lekë për javët kulturore/ KLSH gjen probleme në administrimin e parave

Rreth 170 milionë lekë janë realizuar për “Javët Kulturore Ndërkombëtare” gjatë viteve 2024 dhe 2025, ndërsa auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar mangësi në mënyrën si është administruar ky program. Sipas të dhënave të auditimit, për vitin 2024 u parashikuan rreth 119.7 milionë lekë, nga të cilat u realizuan rreth 115.1 milionë lekë. Për vitin 2025, buxheti ishte rreth 89.9 milionë lekë, ndërsa në periudhën e përfshirë në auditim rezultojnë të realizuara rreth 54.3 milionë lekë. Pra, vetëm për këto dy periudha bëhet fjalë për afro 169.4 milionë lekë të shpenzuara. KLSH: PROGRAMI TRAJTOHEJ SI “PROJEKT” Problemi kryesor që ngre auditimi nuk është ekzistenca e aktivitetit kulturor. Është mënyra si administrohej. Sipas gjetjeve të raportuara nga KLSH, “Javët Kulturore Ndërkombëtare”, edhe pse...