Pacolli del hapur për Aeroportin e Vlorës/ “Pezulloni zgjidhjen e koncesionit, duam audit të plotë”

Pacolli del hapur për Aeroportin e Vlorës/ “Pezulloni zgjidhjen e koncesionit, duam audit të plotë”

MABCO, kompania e lidhur me biznesmenin Behgjet Pacolli, ka bërë publik qëndrimin e saj pas takimit të 28 gushtit me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për krizën që ka përfshirë projektin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Mesazhi kryesor është i qartë: MABCO kërkon vazhdimin e projektit, pezullimin e efekteve të njoftimit për zgjidhjen e parakohshme të koncesionit dhe një auditim të plotë financiar të të gjithë projektit. Takimi është zhvilluar me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të MABCO-s, 2A-së, avokatëve të palëve dhe drejtuesve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. MABCO: PENGESAT NUK KANË ARDHUR VETËM NGA KONCESIONARI Sipas deklaratës, MABCO i ka paraqitur Ministrisë qëndrimin se vonesat në projekt nuk lidhen vetëm me kompaninë koncesionare. MABCO pretendon se veprime dhe mosveprime të Autoritetit Kontraktor dhe institucioneve...