Shqipëria drejt BE-së/ Ja si do të llogaritet kontributi financiar që do të paguajë vendi pas anëtarësimit
Shqipëria do të paguajë një kontribut financiar në arkën e BE-së, në momentin që do të jemi vend anëtar i Bashkimit Evropian. Ministria e Financave ka hartuar një projektligj që përcakton kuadrin ligjor dhe mënyrën se si do të llogaritet, planifikohet dhe paguhet kontributi i Shqipërisë në buxhetin e BE-së. Por pagesa e këtij kontributi nuk nis menjëherë. Detyrimi financiar lind me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Deri atëherë, institucionet shqiptare do të përgatiten për të realizuar këtë proces. Ministria e Financave, Tatimet, Doganat, INSTAT-i do të kenë përgjegjësinë kryesore të mbledhin dhe raportojnë të dhënat e nevojshme. Në draft nuk përcaktohet ende një shumë konkrete. Kontributi do të llogaritet sipas sistemit të Bashkimit Evropian ku do të përfshihen të ardhurat nga detyrimet doganore të mbledhura për...
Burimi:
javanews.al