Çudia e madhe me Zhegrovën, refuzon Atalantën dhe i hap derën… Al Itihadit
Karriera e Edon Zhegrovës po merr nhë rrjedhë krejt të papritur. Megjithëse u afrua me bujë të madhe te Juventusi sezonin e shkuar, lojtari shqiptar nuk mundi të fitonte një fanellë titullari me bardhezinjtë. Tashmë anësori 27-vjeçar ka përfunduar sërish në merkato. Disa klube të Serisë A kanë kërkuar shërbimet e tij, por duket se kampionati italian nuk e josh më. Sipas Fabricio Romanos, Zhegrova ka refuzuar Atalantën dhe është i hapur për kalimin në një tjetër tij. Sipas gazetarit italian, lojtari i Juventusit i ka hapur derën Al Itihadit. Një zgjedhje që ka çuditur jo pak opinionin sportiv, pasi po preferon largimin nga një prej ligave më të forta të botës drejt Arabisë Saudite./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com