45′ e para: Laçi befason Partizanin, Vllaznia e mbyll në avantazh në “Elbasan Arena” (video)
Po luhen dy ndeshjet e para për javën e dytë në Abissnet Superiore. Në “Arenën e Demave”, Partizani është duke u mundur 0-1 nga Laçi. Sfida u zhbllokua që në minutën e 7-të, ku pas një gabimi të David Atanaskoski, ishte Stiven Bibo i cili realizoi një gol spektakolar, me një goditje të bukur me të jashtmen nga jashtë zonës së rreptësisë. Minutat në vijim ishin më të mira për kurbinasit, që patën disa raste me Hajrrulah Tolën dhe Sandër Kalaj, por pa i shfrytëzuar dot siç duhej. Në minutat e fundit shtesë, Partizani mbetet me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq ndaj Albion markut, pas ndërhyrjes së rëndë ndaj kundërshtarit. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Laçin. Në “Elbasan Arena”, verdheblutë po përballen me...
Burimi:
telesport.al