Shqipëria duhet ta marrë në Kombëtare, Lorent Tolaj shënon golin e parë në Championship
Lorent Tolaj ka gjetur golin e tij të parë në Championship dhe ka dhënë një sinjal të fortë se meriton vëmendjen e Kombëtares shqiptare. Sulmuesi i Bristol City ishte protagonist në përballjen ndaj Portsmouth, duke tundur rrjetën në minutën e 31-të. Tolaj tregoi edhe një herë instinktin e tij përpara portës, duke shfrytëzuar momentin e duhur për të realizuar dhe për t’i dhënë skuadrës së tij një kontribut të rëndësishëm. Për 24-vjeçarin, ky është një moment i rëndësishëm në aventurën e tij në futbollin anglez. Championship është një kampionat fizik dhe shumë konkurrues, ndaj të shënosh në këtë nivel është një tregues i rëndësishëm për një sulmues që kërkon të konsolidohet. Paraqitjet e Tolajt nuk duhet të kalojë pa u vënë re nga Kombëtarja shqiptare....
Burimi:
sportekspres.com