Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar në Leçe ka mbyllur hetimet ndaj 66 personave, të përfshirë në një rrjet të gjerë të trafikut të drogës nga Shqipëria dhe në disa raste, nga Kalabria drejt zonave të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Salento. Hetimi për operacionin e koduar “Whisper”, i cili më 10 korrik çoi në ekzekutimin e një mase sigurie ndaj 23 personave. Vendimi ishte firmosur nga gjyqtarja për hetimet paraprake në Lecce, Valeria Federe. Sipas hetimeve, bëhet fjalë për 106 episode kriminale, pjesa më e madhe e të cilave lidhen me trafikun e kokainës, heroinës dhe marijuanës. Hetuesit kanë identifikuar dy grupe të dyshuara kriminale, të pavarura nga njëri-tjetri, me bazat e aktivitetit në Leçe dhe Oria. Sipas akuzës, droga nisej nga Shqipëria,...