“Do të bashkohet, është e pashmangshme”, ish-kryeministri britanik zbulon të ardhmen e Irlandës

“Do të bashkohet, është e pashmangshme”, ish-kryeministri britanik zbulon të ardhmen e Irlandës

Ish-kryeministri britanik Gordon Brown ka thënë se është e pashmangshme që Irlanda të bashkohet në një moment në të ardhmen, në një intervistë të gjerë për gazetën The Guardian. Ai shtoi se çdo bashkim do të ishte domosdoshmërisht “një proces i gjatë” dhe do të duhej të bazohej në marrëveshje të ndërsjellë. Komentet e Brown janë veçanërisht të rëndësishme për shkak të kundërshtimit të tij të fortë ndaj pavarësisë së Skocisë, por edhe për shkak të rolit që ai ka pasur në qeveri në përpjekjet për vendosjen e paqes në Irlandën e Veriut. Brown ishte kancelar i Thesarit në qeverinë e Tony Blair kur u nënshkrua Marrëveshja e Paqes e të Premtes së Madhe në vitin 1998. Në vitin 2010, kur ishte kryeministër, kompetencat për...