Vdekja e Ratko Mladiçit/ Haga i përgjigjet pretendimeve nga Serbia për trajtimin mjekësor të ish-gjeneralit

Vdekja e Ratko Mladiçit/ Haga i përgjigjet pretendimeve nga Serbia për trajtimin mjekësor të ish-gjeneralit

Tribunalja e Hagës ka reaguar ndaj pretendimeve të ngritura në Serbi për trajtimin mjekësor të ish-gjeneralit serb Ratko Mladiç, duke deklaruar se kujdesi i ofruar ndaj tij gjatë qëndrimit në paraburgim ka tejkaluar standardet minimale të kërkuara nga normat ndërkombëtare. Mladiç, i njohur si “Kasapi i Srebrenicës”, ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare, ndërsa vuante një dënim me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë luftës në Bosnje. Mekanizmi i Hagës bëri të ditur se aktualisht nuk mund të japë detaje mbi rrethanat e vdekjes së tij, pasi hetimi zyrtar është ende në zhvillim. Hetimi është urdhëruar nga presidentja e Mekanizmit Ndërkombëtar, Graciela Gatti Santana, dhe i është besuar gjyqtarit Ian Bonomy. Sipas institucionit, ky është një procedurë standarde që zhvillohet...