Zjarri në terren të vështirë mes Golemit dhe Progonatit, digjen rreth 3 hektarë

Zjarri në terren të vështirë mes Golemit dhe Progonatit, digjen rreth 3 hektarë

Një zjarr ka rënë në një terren të vështirë, në kufirin ndërmjet fshatrave Golem dhe Progonat në qarkun e Gjirokastrës. Bazuar në sinjalizimin e marrë nga AKMC, për një vatër zjarri ndërmjet fshatrave Golem dhe Progonat, drejt vendngjarjes u nis menjëherë një grup i shërbimit zjarrfikës. Zjarri në terren të vështirë mes Golemit dhe Progonatit, Me mbërritjen në vendngjarje, grupi zjarrfikës konstatoi se informacioni ishte i saktë. Vatra e zjarrit ndodhej në majë të malit, në kufirin ndarës ndërmjet dy fshatrave, në një terren tejet të vështirë. Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe punës së efektivëve zjarrfikës, u bë e mundur izolimi i vatrës dhe më pas shuarja e plotë e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij. Zjarri në terren të vështirë mes Golemit...