Zien Durrësi, Teuta luan të dielën kundër Tiranës në një natë speciale!
Gjithçka është gati për ndeshjen e parë të sezonit në shtëpi. Këtë të diel në mbrëmje, Teuta do të luajë kundër Tiranës, duke nisur nga ora 21:00, në stadiumin “Niko Dovana”. Një klasike që ka prodhuar shumë rivalitet dhe luftë sportive në dekadën e fundit, jo vetëm në fushën e blertë, por edhe për atmosferën në tribuna. Për këtë duel kaq interesant, klubi ka planifikuar edhe një organizim të veçantë, ndaj tifozët duhet të mbushin shkallët e stadiumit për të shijuar një mbrëmje ndryshe të futbollit shqiptar. Do të jetë një spektakël i vërtetë, me plot surpriza, ndaj tifozët nuk duhet ta humbasin këtë premierë. Trajneri Edlir Tetova kërkon të debutojë me fitore në krye të ekipit të zemrës dhe, për ta arritur këtë objektiv,...
Burimi:
sportekspres.com