Armand Duka shfaqet krah presidentit të UEFA-s, ishte momenti kur hidhej shorti për Egnatian

Armand Duka shfaqet krah presidentit të UEFA-s, ishte momenti kur hidhej shorti për Egnatian

Presidenti i FSHF-së dhe njëkohësisht zv/presidenti i UEFA-s, Armand Duka, ka qenë i pranishëm në Monako në ceremoninë e hedhjes së shortit të UEFA Conference League, ku Egnatia mësoi kundërshtarët e saj në fazën e ligës. Duka u shfaq krah presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një moment të rëndësishëm për futbollin shqiptar. Kreu i FSHF-së nuk e fshehu krenarinë për suksesin e klubit rrogozhinas, duke përcjellë një mesazh special pas shortit. “Me krenari të veçantë ndoqa sot shortin e UEFA Conference League! Për herë të parë në histori, një klub shqiptar mes klubeve të Conference League! Një arritje e jashtëzakonshme për Egnatian dhe futbollin shqiptar! Urimet e mia dhe shumë suksese në Europë”, shkroi Duka. Kjo është një arritje historike për Egnatian, pasi klubi...