E FUNDIT/ Kalimi i grupit nuk është i pamundur, Egnatia mëson kundërshtarët në Ligën e Konferencës

E FUNDIT/ Kalimi i grupit nuk është i pamundur, Egnatia mëson kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Mesditën e sotme, në Monako, është organizuar hedhja e shortit për fazën e grupit të Ligës së Konferencës. Egnatia ka mësuar 6 kundërshtarët me të cilët do të përballet në përvojën e parë të saj në këtë fazë të kompeticionit. Shorti është treguar bujar me rrogozhinasit. Midtjillandi dhe Braga janë dy rivalët më të fortë për kampionët e Shqipërisë, ndërsa ekipet e tjera janë emra të përballueshëm në fushën e lojës. Tashmë kalimi i fazës së grupeve nuk është një mision i pamundur për Egnatian./Sport Ekspres/ Kundërshtarët e Egnatias. Midtjilland Braga Linkoln Red Imps Universitatea Kraiova Kauno Zhalgiris Arhus