Nuk po gjen hapësira te Juventusi, klubi i Serisë A nis kontaktet e para me Zhegrovën

Nuk po gjen hapësira te Juventusi, klubi i Serisë A nis kontaktet e para me Zhegrovën

Përvoja e Edon Zhegrovës nuk shkoi sipas pritshmërive. Lojtari shqiptar e kaloi sezonin e shkuar në stol dhe po në të njëjtën mënyrë e ka nisur edhe aktualin. Duke marrë konsideratë minutazhin e pakët me fanellën bardhezi, ekipet e tjera po shqyrtojnë me kujdes situatën e futbollistit të Kosovës. Xhanluka Di Marcio bën me dije se Lacio ka hedhur sytë nga anësori shqiptar. Ai raporton se klubi kryeqytetas ka nisur kontaktet e para për transferimin e Zhegrovës. Megjithatë, deri më tani klubi italian është në fazën e informimit dhe të vlerësimit të situatës. Në ditët në vazhdim pritet të vijë edhe oferta kontrete për Edon Zhegrovën./Sport Ekspres/