“Inter-i ka një avantazh të madh”, Chiellini: Diçka do të ndryshojë në ditët e ardhshme

“Inter-i ka një avantazh të madh”, Chiellini: Diçka do të ndryshojë në ditët e ardhshme

“Mendoj se është e vështirë ta kuptosh këtë short. Kemi kapur dy ekipe spanjolle, por qëllimi është të ecim përpara. Kemi shmangur ndeshje të vështira jashtë fushe, tani duhet të provojmë në fushë se e meritojmë të jemi në këtë pozicion”. Kështu komentoi Giorgio Chiellini, drejtori i Juventusit, shortin e Europa League, ku torinezët do të përballen me dy ekipe spanjolle: Real Sociedad dhe Celta Vigo. “Si ne ashtu edhe Milan-i kemi përgjegjësi për të arritur një rezultat që na lejon të garojmë edhe për një vend në Champions League. Jemi dy ekipe të vetëdijshëm edhe për vështirësitë e ndeshjeve në kampionat”, shtoi ai për Sky Sport. “Inter-i ka një avantazh të madh ndaj të tjerëve për të fituar në Itali; diçka do të ndryshojë...