Bayern-i nuk përmbahet, shkatërron Stuttgart-in me pesë gola (Video)

Bayern-i nuk përmbahet, shkatërron Stuttgart-in me pesë gola (Video)

28 Gusht 2026 22:30 Telesport Bayern Munich e ka nisur sezonin e ri të Bundesliga-s me një fitore bindëse të marrë në shtëpi kundër Stuttgart-it. Ka qenë gjithçka e lehtë për kampionët në fuqi të Gjermanisë, të cilën kanë siguruar tri pikët e para të kampionatit pas një fitoreje bindëse 5-1. Upamencano ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 21-të të pjesës së parë, ndërsa festivali i golave ka ardhur në 45 minutat e dyta. Miqtë kanë barazuar përkohësisht me Vagnoman në të 542-ën, me Olise që ka kthyer në avantazh bavarezët në të 55-ën. Vagnoman ka qenë përsëri protagonist në minutën e 57-të, për shkak të një autogoli që çoi shifrat 3-1 në favor të Bayern-it. Pavlovic më të 82-ën dhe Diaz në të 92-ën...