Po ndërtonte pa leje objektin 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë

Po ndërtonte pa leje objektin 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë

Pronari i një ndërtimi 5-katësh pa leje në Himarë është vënë në pranga nga policia. Objekti në pronësi të 39-vjeçarit Lulzim Bujari ndodhet në vendin e quajtur “Sugë” dhe njëri kat është nën tokë. Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe kryeinspektori i IMT Himarë, Dorjan Hoxha, 46 vjeç dhe dy inspektorë Mateo Koshi, 31 vjeç dhe Andi Hoxha, 42 vjeç. Njoftimi i policisë Po ndërtonte pa leje, një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë), arrestohet 39-vjeçari. Shpallen në kërkim 3 punonjës (kryeinspektori dhe 2 inspektorë) të IMT, Himarë, për shpërdorim të detyrave. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të përditshme në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, krahas angazhimit maksimal për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë sezonit turistik,...