Gjesti i jep fund një tjetër bashkëpunimi në karrierë
Showbiz E Hënë, 10 Gusht 2026 17:55 Gjesti po vijon të jetë në qendër të vëmendjes me aktivitetin e tij muzikor, ndërsa së fundmi ka publikuar këngën “Gasolina” në bashkëpunim me Dhurata Dorën. Krahas projekteve të reja, artisti ka qenë aktiv edhe në skenë me performanca të ndryshme. Në një tjetër zhvillim në karrierën e tij, Gjesti nuk është më pjesë e Three60 Music dhe nuk bashkëpunon më me menaxherin Bonart Ajvazi. Ndarja mes palëve raportohet të ketë ndodhur gjatë muajit qershor, përpara nisjes së sezonit veror dhe pas përfundimit të Alba Festival. Bashkëpunimi mes Gjestit dhe Three60 Music ishte bërë publik më 7 maj 2025, pak javë pasi ai u shpall fitues i “Big Brother VIP Albania”. Në atë kohë, kompania njoftoi se artisti...
Burimi:
kohajone.com