Mourinho do yllin e Arsenalit, por has probleme me klubin anglez. Duhen 90 mln euro
10 Gusht 2026 18:22 Telesport Reali Madrid po konsideron Martin Zubimendin si alternativë për Rodrin, pasi nuk arriti ta transferojë mesfushorin e Manchester City. Spanjolli po transferohet te Barcelona. Zubimendi shihet si një përforcim i rëndësishëm për mesfushën e skuadrës madrilene para sezonit të ri, i kërkuar nga Jose Mourinho. Megjithatë, transferimi është i vështirë, pasi Arsenali kërkon rreth 90 milionë euro për spanjollin, i cili është bërë pjesë kyçe e ekipit të Artetës.
Burimi:
telesport.al