Riaktivizohet zjarri në Krujë, flakët pranë depove të eksplozivit në Zidonë`

Riaktivizohet zjarri në Krujë, flakët pranë depove të eksplozivit në Zidonë`

Situata e zjarreve në Krujë vijon të mbetet e vështirë, ndërsa një vatër është riaktivizuar në lagjen ‘Abaze’ të qytetit. Dyshohet se zjarri është riaktivizuar nga era e fortë, e cila mund të ketë ndezur sërish trungje që nuk ishin shuar plotësisht. Në lagjen ‘Abaze’, banorët janë detyruar të ndërhyjnë me mjete rrethanore, së bashku me forcat zjarrfikëse, pasi terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Ndërkohë, një tjetër vatër vijon të jetë aktive në Krastë, në afërsi të depove të eksplozivit në zonën e Zidonës. Era po favorizon përhapjen dhe riaktivizimin e flakëve, duke e bërë veçanërisht të vështirë kontrollin e situatës nga toka. Për përballimin e zjarrit është angazhuar edhe një helikopter, i cili vijon ndërhyrjet nga ajri, duke...