Afron dita e dy netëve. Eklipsi i jetës, miliona do të shohin “shuarjen” e diellit

Afron dita e dy netëve. Eklipsi i jetës, miliona do të shohin “shuarjen” e diellit

Dita e dy netëve po afron. Një spektakël i rrallë qiellor pritet të magjepsë miliona njerëz më 12 gusht, me një eklips total diellor që do të jetë i dukshëm në disa pjesë të botës. Sipas NASA-s, eklipsi do të mund të shihet në Spanjë, Groenlandë, Islandë, Rusi dhe në një pjesë të Portugalisë. Fenomeni ndodh kur Hëna kalon mes Diellit dhe Tokës, duke mbuluar plotësisht diskun e Diellit përgjatë një korridori të ngushtë në sipërfaqen e planetit. Kjo zonë njihet si “rruga e totalitetit” dhe është vendi ku spektakli astronomik do të jetë më mbresëlënës. Miliona njerëz kanë bërë përgatitje për ta ndjekur këtë fenomen. Gjatë minutave të eklipsit total, qielli i ditës do të errësohet, duke krijuar një pamje të ngjashme me muzgut...