“Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës”, ministri Gogu zbulon detaje nga mbledhja me Ramën
Ministri i Drjetësisë, Toni Gogu, zbuloi disa detaje nga takimi që patën deputetët dhe drejtuesit politikë të Tiranës me Kryeministrin Edi Rama. “Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës. Një kohë të posaçme dhe të rregullt, kur deputetët dhe drejtuesit politikë do të jenë në dispozicion të qytetarëve: për t’i dëgjuar, për të marrë përsipër çështjet e tyre dhe për t’u kthyer me përgjigje”, shkroi Gogu në një postim në Facebook. “Këtë vendosëm sot, ndërsa zbërthyem së bashku Praninë Besnike. Sepse prania nuk matet me sa takime bëjmë, por me sa njerëz dëgjojmë dhe sa çështje çojmë deri në fund. Kjo është edhe BESA jonë: kush troket, dëgjohet; çfarë marrim përsipër, ndiqet; çdo qytetar merr përgjigje”. Kryeministri Rama mblodhi sot drejtuesit politikë dhe deputetët e...
Burimi:
javanews.al