Berisha drejt SHBA, ndërsa Rama drejt koshit të plehrave!
Nga Petrit Vasili: Edi Rama dhe tërë lukuniа e palaçove dhe megafoneve politike të tij po përjetojnë ditët më të mjera, ndërsa Berisha bëri publik udhëtimin e tij politik drejt SHBA. "Non grata" u shndërrua nga Rama në bunkerin e tij ku ai fshihej përballë fakteve për narkoqeverisjen e tij kriminale. Rama, i ndihmuar nga Youri Kim, ambasadorja më e turpshme që Shqipëria ka parë, si dhe nga McGonigale të tjerë, krijuan komplotin e fëlliqur me "non grata" për të mbrojtur grabitjet e tyre tronditëse të fondeve publike, të trojeve të këtij vendi dhe interesit kombëtar në interes të pasurimit të tyre të shfrenuar, si dhe mbështetjes për pastruesit miliarderë të parave të pista. Askush nuk do të harrojë kurrë se si Rama çirrej e...
Burimi:
syri.net