Interi bën goditjen e merkatos, arrijnë akordin për 35 mln euro me Liverpool për mesfushorin!
Interi bëhet i frikshëm, teksa ka arritur marrëveshje me Kurtis Xhons. Ylli anglez do të transferohet në futbollin italian për një marrëveshje me vlera 35 milionë euro. Mesfushori i Liverpulit është nisur për në Angli ku do të kryej testet mjekësore, para se të udhëtojë drejt Milanos. Xhons do të nënshkruaj kontratë 5-vjeçare me Interin. Vlen të theksohet fakti se pas Xhon Stons, kjo është goditja e dytë nga Premier Liga për zikaltrit e Kristian Kivu.
Burimi:
javanews.al