Benzema e mbyll me Arabinë Saudite dhe është drejt rikthimit të befasishëm në Europë
19 Gusht 2026 19:11 Telesport Pas tre sezonesh në Arabinë Saudite, Karim Benzema është drejt rikthimit befasuesh në Europë. Aventura e fundit tek Al-Hilal, aty ku u transferua gjatë merkatos së janarit nuk po shkon aspak mirë për sulmuesin francez, pasi ka dhe përplasje me trajnerin Simone Inzaghi. Mediet turke bëjnë me dije Karim Benzema është në negociata konkrete me Trabzonspor, klub mjaft aktiv këtë merkato, ku goditja më e madhe deri tani është transferimi i Mohamed Salah. Deri tani nuk dihen ende shifrat e transferimit të mundshëm dhe detajet e tjera ekonomike, por rikthimi i Benzema në Europë është një pistë shumë e mundshme këtë verë.
Burimi:
telesport.al