Protestuesit me mesazhe të forta: Arroganca ka mbarim, korrupsioni kërkon ndëshkim!
Protesta e 81-të kundër qeverisë së Edi Ramës vijon këtë mbrëmje në Tiranë, me qytetarët që kanë përcjellë mesazhe të forta përmes pankartave. Në fokus të protestuesve janë akuzat për korrupsion, tenderat dhe mënyra e qeverisjes. “Arroganca ka mbarim, korrupsioni kërkon ndëshkim”, shkruhet në një prej pankartave të protestuesve. Pankarta shoqërohet me imazhin e kryeministrit Edi Rama, duke përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë. Një tjetër pankartë tërheq vëmendjen me një krahasim mes pushtetit dhe qytetarëve që protestojnë. “Ju me tendera e miliona, ne në rrugë me pankartat tona”, shkruhet në të. Përmes këtyre mesazheve, qytetarët shprehin revoltën e tyre ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend. Protesta e sotme shënon 81 ditë nga nisja e këtij aksioni qytetar. Gjatë javëve të fundit, protestuesit...
Burimi:
gijotina.com