Aksident në Koman! Përplasen dy mjete lundruese, një person i dëmtuar
Një aksident me mjete lundruese është regjistruar në Liqenin e Komanit, ku pas një përplasjeje është dëmtuar një person. Sipas burimeve, vetëm një person ka mbetur i dëmtuar nga aksidenti. Ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ka dalë vetë në breg. Mësohet se ka marrë plagë në krah. I dëmtuari po transportohet drejt Spitalit të Shkodrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa terreni dhe distanca e vështirësojnë ndërhyrjen. Në ndihmë të tij kanë dalë banorë të zonës dhe persona me varka, të cilët kanë asistuar në nxjerrjen dhe transportimin e të dëmtuarit. Rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende të paqarta.
Burimi:
syri.net