Aksident rrugor në Pyllin e Sodës, plagoset një person

Aksident rrugor në Pyllin e Sodës, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e Pyllit të Sodës, në Vlorë. Nga të dhënat paraprake, në aksident është përfshirë një motor, ndërsa i dëmtuari ka pësuar lëndime trupore. Pas ngjarjes, në zonë janë dërguar ambulanca dhe shërbimet e Policisë. Personi i plagosur është marrë nga ekipi mjekësor dhe është transportuar për trajtim të mëtejshëm. Nuk dihen ende rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet e tij.