Dortmund dhe Bayern përballen për trofeun e parë të sezonit, formacionet zyrtare të Superkupës së Gjermanisë
22 Gusht 2026 19:54 Telesport Sonte, në “Signal Iduna Park” do të luhet finalja e Superkupës së Gjermanisë, mes Borussia Dortmundit dhe Bayernit. Verdhezinjtë vijnë në këtë finale si nënkampionët e Gjermanisë, ndërsa bavarezët si fituesit e titullit kampion dhe Kupës së Gjermanisë. Nico Kovac ka vendosur të zbresë në fushë me këtë formacion titullar: Kobel; Gadou, Anton, Bensebaini; Ryerson, Bellingham, Nmecha, Svensson; Karetsas, Inácio;Guirassy Për Dortmundin zbret nga minuta e parë në fushë blerja e bujshme e verës, greku Konstantinos Karetsas. Vincent Kompany ka zgjedhur të zbresë në fushë me këtë formacion: Neuer; Broën, Tah, Kim, Stanišić; Pavlović, Kimmich; Luis Díaz, Laimer, Olise; Kane.
Burimi:
telesport.al