Inter e nis me fitore bindëse që në javën e parë, spektakël ndaj Monza. Como e nis me barazim (video)

Inter e nis me fitore bindëse që në javën e parë, spektakël ndaj Monza. Como e nis me barazim (video)

Inter e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri, duke fituar 4-1 ndaj Monza në ndeshjen e parë, të luajtur në “San Siro”. Zikaltrit e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin që në minutën e 6-të me Hakan Calhanoglu. Turku shënoi një gol spektakolar me të djathtën nga distanca, pas asistit të marrë nga Andy Diouf. SHIKOGOLIN Në minutën e 26-të, Inter i afrohet golit të dytë, por goditja e Nicolo Barella përplaset në shtyllë. Në minutën e 29-të, Gustavo Varela fitoi duelin me mbrojtjen zikaltër dhe dërgoi topin në portën e Josep Martinez. Pjesa e parë mbyllet 1-1. SHIKOOGLINEBARAZIMIT Pjesa e dytë foli e gjitha për Interin. Piotr Zielinski gjeti golin e avantazhit në minutën e 48-të, pas një topi të...