Real e nis sezonin në transfertën ndaj Espanyol, Mourinho e nis me një… surprizë (foto)

Real e nis sezonin në transfertën ndaj Espanyol, Mourinho e nis me një… surprizë (foto)

22 Gusht 2026 21:13 Telesport Real Madrid do të nisë sonte sezonin e ri në La Liga në transfertën ndaj Espanyol. Mourinho nuk ka bërë shumë ndryshime në formacionin titullar që luajti në miqësoren e fundit kundër Schalke 04 të dielën e kaluar. Disi befasi është përfshirja e Bellingham në rolin e mesfushorit sulmues. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që Arda Güler do të jetë në stol. Turku do të luajë në krahun e djathtë në vend të Brahim, i cili mbetet në stol, ashtu si edhe Diomande, transferimi më i shtrenjtë në historinë e Real Madridit. Për dyshen qendrore të mesfushës, Mourinho ka zgjedhur Valverden dhe Bernardo Silvën. Tchouaméni sapo është rikthyer nga lëndimi, dhe Camavinga nuk është në planet e trajnerit portugez....