Superkupa e Gjermanisë: Blerja e bujshme e verës dhe Olise nderojnë Bayern (video)

Superkupa e Gjermanisë: Blerja e bujshme e verës dhe Olise nderojnë Bayern (video)

22 Gusht 2026 21:20 Telesport Pjesa e parë mes Borussia Dortmundit dhe Bayern Munich në “Signal Iduna Park” është mbyllur 0-1 në favorin e bavarezëve. Finalja e Superkupës së Gjermanisë u zhbllokua në minutën e 28-të, ku blerja e kësaj vere, Nathaniel Brown gjeti golin, pas asistit të Olise. SHIKOGOLIN Ky është goli i parë për Brown me fanellën e Bayern Munich, pas transferimit në verë për 55 milionë euro nga Eintracht Frankfurt. Në minutën e 37-të, Bayern i afrohet golit të dytë me Luis Diaz, por Gregor Kobel bëri një pritje fantastike. Në fund të pjesës së parë, Ramy Bensebaini shënon për Dortmund, por goli anullohet për pozicion jashtë loje. Michael Olise dyfishoi shifrat për bavarezët në shtesën e pjesës së parë. SHIKOGOLIN