Global Sumud Flotilla në Vlorë/ Delegacioni refuzon vizitën në Sazan, Rama: Revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës
TIRANË- Delegacioni i Global Sumud Flotilla ka mbërritur në Vlorë, pas njoftimit të bërë në rrjetet sociale se do t’i bashkohej kauzës për mbrojtjen e Sazanit dhe Vjosës. Në Portin e Vlorës, delegacioni është pritur nga zv.ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Marinela Prifti, dhe drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj. Pas mbërritjes së tyre në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ironizuar misionin e delegacionit dhe mënyrën se si është paraqitur ardhja e tyre në Shqipëri. “Ehhhhh… këta revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës si djalli temianit, po ndërkohë çoroditën dynjanë me marrëzitë e tyre. Gjithsesi, një kompliment Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Ministrisë së Kulturës e Turizmit për “pritjen” e bukur që...
Burimi:
zeri.ai