Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”
Në nisje të sezonit të ri politik, kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë ministrat e kabinetit të tij në një takim dyditor në Pogradec, më 23 dhe 24 gusht. Gazetari dhe analisti Artur Nura thotë se mund të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar, ku përfliten 6 ministra. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Nura u shpreh se Rama duhet të plotësojë kërkesat e drejta të protestuesve në shesh. “Përderisa ka ndryshuar strategji, duhet të ndërrojë edhe disa pjesë të kabinetit. Kjo është qasje e mirëmenduar e qeverisë shqiptare. Sipas mendimit tim, do ketë ndryshme. Përflitet deri në 6 ministra do jenë në lëvizje. Deri dje kishim në rrugë PD, që nuk kishte alternativa. Sot, sheshi duhet konsideruar. Duhet të përballen me kërkesat...
Burimi:
javanews.al