23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën

23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën

Prej 23 ditësh, qytetarët e Divjakës vijojnë protestën kundër bashkimit të Bashkisë së tyre me atë të Lushnjës, duke kundërshtuar ashpër prpjektin e hartës territoriale. Edhe këtë të shtunë, protestuesit kanë përsëritur argumentet e tyre se përse Divjaka duhet të vijojë të jetë njësi më vete, ndërsa u kanë bërë thirrje për mbështetje deputetëve dhe këshilltarëve të Këshillit Bashkiak. Në fjalimet e mbajtura gjatë protestës nuk kanë munguar as thirrjet kundër ministrit Arbjan Mazniku, me protestuesit që kanë kërkuar madje shpalljen e tij “non grata” në Divjakë. Në sfondin e sheshit ku janë mbledhur protestuesit është vendosur edhe një banderolë me logot e protestës. Divjaka duhet të mbetet bashki më vete theksojnë ata, ndërsa protesta do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të qytetarëve.