Dita e 84-të e protestës/ Marshimi drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria! Rama jepe dorëheqjen

Dita e 84-të e protestës/ Marshimi drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria! Rama jepe dorëheqjen

Sot shënohet dita e 84-të e protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.  Protestuesit, të mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, rreth orës 19:30 u nisën drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në drejtim të Kryeministrisë. Ata thërrasin: 'Nuk shitet Shqipëri!' 'Ju erdhi fundi!' Me pankarta dhe flamuj kuqezi në duar, qytetarët përsërisin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeveri teknike për të çuar vendin në zgjedhje të reja dhe anulimin e 'paketës së maleve' dhe 'ligjit për zonat e mbrojtura' Kërkesat e protestuesve -Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe qeverisë. -Krijimin e një qeverie teknike dhe tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor. -Ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë përpara ligjit dhe miratimin me referendum popullor, duke përfshirë: – ndryshimin e...