Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet e Sokrat Vatës se thikën e kishte 20 vjeçari

Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet e Sokrat Vatës se thikën e kishte 20 vjeçari

Nga Blerina Cene Tre nga shokët e turistit portugez që mbeti viktimë në Ksamil kanë dhënë dëshmi kyçe për hetimet që po zhvillohen nga Prokuroria e Sarandës. Njëzëri ata thonë se autori iu kërkoi të ulnin zërin dhe më pas i ofendoi nga nëna. Sipas dosjes së siguruar nga Vizion Plus i pari që u përfshi në konflikt ishte shoku i viktimës. Miku i portugezit thotë se Sokrat Vata e plagosi atë të parin, ndërsa 20 vjeçari Luis Miguel Mendes ndërhyri për të qetësuar situatën. “Dalin dy veta, të cilët ishin punonjës të lokalit dhe na thonë që mos bërtisni se punojmë këtu! Njëri prej tyre, i veshur me rroba të bardha të shkurtra me pak mjekër, flokë geshtenjë më tërheq nga krahu. Ai kishte...