Përplasja në gjashtë minuta! Zbardhet dinamika e vrasjes në Ksamil, autori u fut në det për t’i shpëtuar sherrit

Përplasja në gjashtë minuta! Zbardhet dinamika e vrasjes në Ksamil, autori u fut në det për t’i shpëtuar sherrit

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene ka siguruar pjesë nga dosja hetimore ku zbardhet minutë pas minute dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil. E gjithë përplasja jashtë lokalit ka zgjatur gjashtë minuta. Në orën 5 e 14 minuta e 24 sekonda të datës 18 gusht, pas përplasjes që kishin pasur brenda në lokalin “Principotes” dalin 4 persona dhe qëndrojnë te rëra e ambienteve të jashtme të plazhit “Paradise”. Vetëm pak më vonë, në 05:15:22, nga ana e parkimit në pjesën jugore të “Principote” afrohen dy persona, David Heurtevent dhe Sokrat Lipan, i njohur edhe si Sokrat Vata. Ky i fundit është i veshur me një këmishë të bardhë dhe shkon në drejtim të grupit ku ndodheshin shtetasit e huaj. Në 05:16:39, kamerat regjistrojnë...