Presidenti Begaj në San Marzano di San Giuseppe: Arbëreshët, ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane!
Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një takim me komunitetin arbëresh në San Marzano di San Giuseppe, në provincën e Tarantos. Gjatë vizitës, Kreu i Shtetit u prit me nderime nga autoritetet drejtuese të institucioneve dhe banorët e San Marzanos. Fillimisht, Presidenti Begaj vendosi një kurorë pranë bustit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në shenjë nderimi për figurën që mishëron qëndresën, dinjitetin dhe lirinë e shqiptarëve. Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Begaj vlerësoi mënyrën se si komuniteti arbëresh ka ruajtur ndër shekuj gjuhën, kulturën, besimin, zakonet dhe traditat, duke u integruar njëkohësisht plotësisht në shoqërinë italiane. “Italianët u hapën dyert. Shqiptarët sollën me vete pasurinë që askush nuk mund t’ua merrte, që lidhet me gjuhën, besimin, zakonet dhe kujtesën. Gjetën një atdhe të dytë, por...
Burimi:
vizionplus.tv