Rama sulmon dhe ironizon Global Sumud Flotilla: Revolucionarët e rrenave” erdhën të shpëtonin Sazanin
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar delegacionin e Global Sumud Flotilla që mbërriti në Vlorë në mbështetje të protestave kundër zhvillimit të planifikuar turistik në Sazan, duke i etiketuar aktivistët si “revolucionarë të rrenave” dhe duke ironizuar misionin e tyre. Tri anijet e flotiljes mbërritën nga Brindizi në Vlorë me aktivistë shqiptarë, italianë dhe ndërkombëtarë. Organizatorët e kishin paraqitur udhëtimin si një aksion solidariteti me protestën e “Flamingove” dhe kundërshtimin ndaj projektit turistik të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump. Udhëtimit iu dha edhe një simbolikë e veçantë, 35 vjet pas eksodit të anijes “Vlora”, këtë herë me Adriatikun të përshkuar në drejtimin e kundërt, nga Italia drejt Shqipërisë. Por mbërritja e aktivistëve nuk kaloi pa një reagim të organizuar nga qeveria....
Burimi:
gijotina.com