Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

Një gjykatë federale në SHBA ka shpallur të paligjshëm vendimin e administratës së Presidentit Donald Trump për pezullimin e lëshimit të vizave emigruese për shtetasit e 75 vendeve. Vendimi është marrë të premten nga gjyqtarja federale Jeannette Vargas në Manhattan, e cila argumentoi se politika e administratës Trump tejkalonte kompetencat ligjore të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, dhe binte ndesh me ligjin federal të emigracionit. Masa, e shpallur nga Departamenti i Shtetit në janar, kishte bllokuar procedurat për vizat emigruese për aplikantë nga dhjetëra shtete. Në listën e vendeve të prekura ishin edhe Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina, krahas Brazilit, Kolumbisë, Uruguait, Pakistanit, Bangladeshit dhe shteteve të tjera në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Karaibe. Sipas gjyqtares, pezullimi i vizave vetëm mbi bazën e kombësisë së aplikantëve...