P*rdhunoi 22-vjeçaren në një plazh të izoluar, shqiptari kapet pas 4 vitesh në arrati
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, katër vite pasi akuzohet për përdhunimin e një 22-vjeçareje në një plazh të izoluar në Halkidiki të Greqisë. Sipas mediave greke, ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti evropian për akuzën e përdhunimit. Arrestimi është kryer ditët e fundit, ndërsa autoritetet greke kanë nisur procedurat për ekstradimin e shqiptarit drejt Greqisë, ku pritet të përballet me drejtësinë. Ngjarja për të cilën ai akuzohet daton më 30 maj 2022. Në atë kohë, 22-vjeçarja punonte në një hotel në zonë dhe kishte shkuar në një plazh të veçuar për të bërë një banjë, përpara se të niste punën. Sipas dëshmisë së dhënë prej saj pas ngjarjes, shqiptari iu afrua teksa ajo ndodhej në plazh dhe nisi t’i fliste. Kur...
Burimi:
gijotina.com