“Tregoni kujdes! Po shkrumboni malet e Shqipërisë”, kleriku katolik apel shqiptarëve për zjarret

“Tregoni kujdes! Po shkrumboni malet e Shqipërisë”, kleriku katolik apel shqiptarëve për zjarret

Anton Deda, 62 vjeç, është filmuar nga dronët e Policisë së Shtetit teksa ndizte zjarre në fshatin Rraja e Valës në Mirditë. Sipas autoriteteve pirromani ishte përgjegjës për flakët e përhapura në 5 vatra dhe kapja e tij është bërë pas një monitorimi prej 48 orësh në terren. Në zonën e Mirditës flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej rreth 15 hektarësh. Situatë alarmante paraqite edhe në zonën e Pukës.  Mbi 3 mijë hektarë pyje dhe 4 shtëpi të banuara janë shkrumbuar, evakuimi i bërë për banorët në kushte mjaft emergjence. Përpos autoriteteve, thirrje për ndalimin e zjarreve të qëllimshme ka bërë edhe Administratori i Dioqezës së Sapës, Atë Mariano Tarantino. Kleriku ngre shqetësimin mbi rrezikun që i kanoset natyrës, por mbi të gjitha jetëve njerëzore...