Kaos në Dhërmi/ Trafiku kthehet në makth për pushuesit, rruga lirohet vetëm kur kalon Rama!

Kaos në Dhërmi/ Trafiku kthehet në makth për pushuesit, rruga lirohet vetëm kur kalon Rama!

Në kulmin e sezonit turistik, pushuesit përballen me kolona të gjata dhe pritje në Dhërmi që sipas denoncimeve në disa raste i kalojnë 90 minutat. Shkak nuk është vetëm fluksi i lartë i automjeteve. Mjetet e parkuara në të dyja anët e rrugës kanë ngushtuar ndjeshëm hapësirën e qarkullimit, duke bërë që në disa segmente dy makina të mos mund të kalojnë njëkohësisht. Mjafton që një automjet të tentojë të kalojë në drejtim të kundërt dhe qarkullimi bllokohet plotësisht. Sipas denoncimeve nga zona, situata ndryshon vetëm kur në këtë segment duhet të kalojnë personalitete apo eskortat e tyre. Qytetarët sjellin si shembull edhe rastet kur në Dhërmi ndodhet kryeministri Edi Rama, kur rruga lirohet dhe qarkullimi menaxhohet me shpejtësi. Për pjesën tjetër, pritja vazhdon mes...