“Për mua, vetëm ti ke rëndësi”, letrat intime të asistentes së Trumpit ndezin polemika në Shtëpinë e Bardhë

“Për mua, vetëm ti ke rëndësi”, letrat intime të asistentes së Trumpit ndezin polemika në Shtëpinë e Bardhë

Një seri letrash personale të asistentes së Donald Trumpit, Natalie Harp, drejtuar presidentit amerikan kanë shkaktuar debate në Shtëpinë e Bardhë, për shkak të tonit tepër intim dhe emocional që përdoret në korrespondencë. Në letrat e saj, Harp i drejtohet Trumpit me shprehje si “Për mua, vetëm ti ke rëndësi” dhe “Nuk duhet të flasim gjithmonë për punën!”, ndërsa në një tjetër letër i shkruan se dëshiron të jetë pranë tij dhe të bisedojnë “për gjithçka dhe për asgjë”. Në një prej mesazheve, ajo i kërkon presidentit që ta kritikojë kur gabon. “Të lutem, kur të gaboj, a do të ma thuash? Ke të drejtë të më qortosh ashpër, nëse është e nevojshme, kur e meritoj, sepse askush nuk më njeh ose nuk më intereson...