SPAK pushon çeshtjen ndaj kandidatëve të PSD- së për korrupsion zgjedhor, nuk u gjetën prova…

SPAK pushon çeshtjen ndaj kandidatëve të PSD- së për korrupsion zgjedhor, nuk u gjetën prova…

SPAK ka mbyllur hetimin ndaj dy kandidatëve për deputetë të Partisë Socialdemokrate (PSD) të Tom Doshit, të dyshuar për përfshirje në blerje votash gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Pas hetimeve, Prokuroria e Posaçme nuk ka gjetur prova që t’i lidhin kandidatët apo një person të tretë me kryerjen e krimeve zgjedhore dhe ka kërkuar pushimin e çështjes, kërkesë e cila është pranuar nga Gjykata e Posaçme.Sipas vendimit gjyqësor, referimi i Policisë së Tiranës lidhej me një kandidat të PSD-së, i cili kishte hapur një zyrë elektorale në zonën e Paskuqanit. Policia kishte ngritur dyshime se kandidati, duke pasur ndikim në zonë dhe në Bashkinë Kamëz, mund të ofronte 200 deri në 300 euro për çdo votë, si dhe vende pune në këmbim të...