VIDEO – Transporti publik drejt Shirokë- Zogaj, edhe turistët e huaj japin vlerësimet e tyre…

VIDEO – Transporti publik drejt Shirokë- Zogaj, edhe turistët e huaj japin vlerësimet e tyre…

Orari i ri dhe frekuenca e shtuar në linjën Shkodër–Shirokë–Zogaj po u shërbejnë edhe turistëve që vizitojnë qytetin. Për ta, autobusi është një mundësi e lehtë dhe e shpejtë për të udhëtuar drejt destinacioneve turistike përgjatë Liqenit të Shkodrës. Përtej lehtësisë së lëvizjes, turistët vlerësojnë edhe Shkodrën për qetësinë, mikpritjen dhe harmoninë fetare.Përmirësimi i transportit publik dhe rritja e aksesit drejt destinacioneve turistike mbeten në fokus të Bashkisë Shkodër. Shtimi i frekuencës së autobusëve dhe lehtësimi i lëvizjes synojnë t’u shërbejnë banorëve, por edhe t’u ofrojnë turistëve një mënyrë më të shpejtë dhe të organizuar për të zbuluar Shkodrën dhe atraksionet e saj.Post navigation