Kanabisi vinte nga Kanadaja i fshehur në makinë/ Goditet grupi në Durrës, sekuestrohet lënda me vlerë 1 milion euro
Policia e Durrësit ka goditur trafikun e 80 kilogramëve kanabis nga Kanadaja drejt Shqipërisë. Lënda narkotike është kapur në portin e Durrësit pasi u zbulua nga qentë e antidrogës. Në pranga kanë rënë 3 shqiptarë nga Kosova: Taulant Duraku, 32 vjeç, Luan Gashi 26 vjec dhe Besfort Jaka, 40 vjeç. 2 të tjerë, njëri nga Kukësi e tjetri që banon në Ontario, janë shpallur në kërkim. Kanabisi ishte i ndarë në 127 pako me emrin “Gelato” dhe përmbajtje të lartë THC. Vlera përllogaritet rreth 1 milion euro. Dyshohet se lënda sigurohej në Kanada dhe transportohej drejt Shqipërisë, në një vend të fshehtë brenda automjetit të porositur për blerje në Kanada. Me të mbërritur në Shqipëri, droga shpërndahej në vend si dhe në Kosovë. Nga operacioni janë sekuestruar 3 automjete,...
Burimi:
javanews.al