NASA zbulon përmasat e valës së të nxehtit që ka përfshirë Evropën, temperatura mbi 40°C dhe rreth 10 mijë vdekje të shtuara

NASA zbulon përmasat e valës së të nxehtit që ka përfshirë Evropën, temperatura mbi 40°C dhe rreth 10 mijë vdekje të shtuara

NASA tregon përmasat e valës së të nxehtit që ka përfshirë Evropën gjatë muajve të fundit. Pamjet, të përpunuara nga të dhënat satelitore, paraqesin temperaturat maksimale të regjistruara në kontinent nga 1 maji deri më 19 gusht, duke treguar qartë shtrirjen dhe intensitetin e të nxehtit. Sipas NASA-s, Evropa Perëndimore është përballur me pesë valë të të nxehtit deri në mesin e gushtit, ndërsa në disa vende temperaturat kanë kaluar 40 gradë Celsius. Nxehtësia ekstreme ka thyer rekorde temperaturash dhe, në shumë raste, ka zgjatur për ditë ose edhe javë të tëra. Temperaturat e larta gjatë natës kanë shtuar më tej rrezikun për shëndetin e njerëzve. Pasojat janë ndjerë në disa vende të Evropës, me rritje të shtrimeve në spitale dhe vdekjeve, ndërsa temperaturat ekstreme...